Lokacioni i parë: Twin Tower, Tiranë
Lokacioni i dytë: Bllok, Tiranë

Coworking dhe zyra me qera në lokacionin më top të Tiranës

Tavolina të dedikuara ose zyra për të gjithë ekipin, afate kohore fleksibël, të mobiluara dhe me shërbime të përfshira në një pagesë të vetme.

sipërfaqja totale
1200 m²
zyra dhomë private
15
zyra apartament private
7
vende pune
200
Kullat Binjake në Tiranë, ku ndodhet Dutch Hub

Dutch Hub është hapësira më e madhe e coworking në Shqipëri. Freelancer, startup-e dhe kompani ndajnë të njëjtën hapësirë, të njëjtat shërbime dhe shpesh të njëjtat ide. Ofrojmë një hapësirë unike që plotëson nevojat e freelancer-ëve dhe bizneseve në një format të përballueshëm. Me pozicion shumë të mirë, në dy lokacione kryesore në bulevardin e Tiranës dhe në Bllok, ambienti ynë ka gjithçka që ju duhet për të drejtuar biznesin tuaj: WiFi falas, shërbim printimi, salla mbledhjesh dhe seminaresh, si edhe hapësira për organizimin e eventeve.

Një punonjëse shikon Tiranën nga dritarja e Dutch Hub në Kullat Binjake

Çmime të përballueshme

Hapësira juaj e punës nuk ka pse të kushtojë shumë. Prandaj e vëmë theksin te përballueshmëria. Ofrojmë oferta dhe periudha kontrate të ndryshme, si edhe çmime që i përshtaten buxhetit tuaj pa hequr dorë nga shërbimet.

Hapësira për çdo mënyrë pune

Nga një tavolinë në hapësirën e përbashkët, zyra private, deri te një zyrë apartament për skuadra. Plane ditore, javore, mujore ose afatgjata.

Coworking në hapësirë të përbashkët – Dutch Hub
01

Coworking në hapësirë të përbashkët

Tavolina juaj në hapësirën e përbashkët me të gjitha shërbimet. Merreni për një ditë, një javë ose një muaj.

Planet janë ditore, javore ose mujore, me kontratë fleksibël. Pastrimi, mirëmbajtja, mobilimi, energjia, printimi, uji i pijshëm dhe zonat e përbashkëta janë të përfshira. Kërkohet rezervim paraprak.

  • Ditore
  • Javore
  • Mujore
Shiko hapësirën
Tavolinë e dedikuar – Dutch Hub
02

Tavolinë e dedikuar

Vend pune i përhershëm në një zyrë private të përbashkët, me monitor. Më qetë se hapësira e përbashkët, më lirë se një zyrë më vete.

Është zgjidhja për ata që duan qetësinë e një zyre pa koston e një zyre më vete. Të gjitha shërbimet e Dutch Hub janë të përfshira në të njëjtën pagesë.

  • Me monitor
  • E hënë–e shtunë
Shiko hapësirën
Zyra dhomë private – Dutch Hub
03

Zyra dhomë private

Zyra të mbyllura, të mobiluara dhe gati për punë, me kapacitet 1 deri në 15 persona. Me qira ditore, mujore ose vjetore.

Merren me qira ditore, mujore ose vjetore. Interneti, energjia, uji, pastrimi, mirëmbajtja dhe taksa vendore e qirasë janë brenda çmimit, ndërsa sallat e mbledhjeve janë pak hapa larg.

  • 1–15 persona
  • Ditore, mujore ose vjetore
Shiko hapësirën
Apartamente zyre – Dutch Hub
04

Apartamente zyre

Kur ekipi rritet: apartamente zyre me shërbim, nga 60 deri në 180 m², me hapësirën tuaj të mbledhjeve.

Përfshijnë shërbimet, pra pastrimi, mirëmbajtja dhe interneti mbeten punë e jona. Na tregoni sa persona jeni dhe ju dërgojmë ofertën.

  • 60–180 m²
  • Për ekipe
Shiko hapësirën
Salla mbledhjesh – Dutch Hub
05

Salla mbledhjesh

Dy madhësi: salla e vogël për 1–7 persona dhe salla e madhe për 8–20. Rezervohen edhe nga jo-anëtarët.

Shikoni orët e lira dhe dërgoni kërkesën online. Stafi e konfirmon rezervimin me telefon ose email.

  • 1–7 persona
  • 8–20 persona
Shiko hapësirën
Evente dhe trajnime – Dutch Hub
06

Evente dhe trajnime

Sallë për seminare, trajnime dhe prezantime deri në 25 persona, me projektor dhe catering sipas kërkesës.

Rezervohet me orë. Për evente më të gjata ose me kërkesa të veçanta, na shkruani dhe e përgatisim bashkë.

  • Deri në 25 persona
  • Projektor
Shiko hapësirën

Dutch Hub në video

Prekni një video për ta parë me zë.

Ju duhet një sallë mbledhjesh?

Shikoni orët e lira dhe rezervoni online. Sallat janë të hapura edhe për jo-anëtarët.

Rezervo sallë

Ejani ta shihni nga afër

Na tregoni çfarë ju duhet. Ju tregojmë hapësirën dhe ju dërgojmë ofertën.

Shkruaj në WhatsApp